Konvertoi shtëpinë ku jeton me partneren greke në një “supermarket” narkotrafiku,arrestohet shqiptar

Operacioni i organizuar nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe Njësisë së Misioneve të Posaçme të Autoritetit Portual në zonën “Tagou-Argyraina” të Mykonos nxorri në dritë një “supermarket” droge në Mykonos “Lavraki”, ku u arrestua një i ri shqiptar dhe zbuloi se e kishte konvertuar shtëpinë ku jeton me partneren greke në një “supermarket” narkotrafiku.

28-vjeçari shqiptar është arrestuar në flagrancë, në momentin që po tentonte të kryente shitjen e dy pakove kokainë me peshë totale 1.1 gram një 35-vjeçari nga Izraeli.

Pas një kontrolli në shtëpinë ku jeton 28-vjeçari dhe e dashura e tij greke 26-vjeçare, u gjetën pako të vogla kokainë me peshë totale 12 gram.

Gjithashtu në shtëpi janë gjetur edhe shuma të mëdha parash. Dyshohet se çifti kryente trafik për shtetas të kombësive të ndryshme, referuar faktit që sasia e parave që iu gjet në banesë, ishin të shteteve të ndryshme.

Konkretisht janë sekuestruar 22780 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanikë, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20 franga

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *