Një vatër zjarr me përmasa të konsiderueshme rënë në fshatin Piraj të Lezhës. Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore duke shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 500 metrash.
Në rrezik janë edhe disa banesa në këtë fshat pasi të favorizuara nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime. Ndërkohë, në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët, në ndihmuar nga banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.