Broja me skuadër të re? Klubi i Premier League në tratativa të avancuara me Chelsean

Armando Broja shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re. Sipas asaj që shkruan Sky Sports, negociatat mes klubit që zotëron kartonin Chelsea dhe West Ham janë në fazë të avancuar.

Hammers pëlqejnë shumë futbollistin shqiptar dhe e shikojnë si titullarin e padiskutueshëm për sezonin që po vjen. Madje, West Ham është e gatshme të heqë dorë edhe nga një objektiv tjetër i merkatos si ai i Scamacca, vetëm e vetëm që të fokusohet në një prurje si ajo e futbollistit kuqezi.

Armando Broja luajti si i huazuar në sezonin që kaloi te Southampton, skuadër me të cilën zhvilloi paraqitje mbresëlënesë. Klubi i njohur nuk bleu kartonin e tij, ndërsa edhe pse u kthye te Chelsea, qëndrimi te blutë e Londrës është i pamundur për shkak të konkurrencës së madhe.

Yyy5

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *