Vala e të nxehtit që ka përfshirë sot Britaninë dhe arrin pikun nesër në temperatura që parashikohet të shkojnë 43 grade ka bërë që autoritetet britanike të njoftojnë se kanë urdhëruar mbylljen e aeroportit të Londrës, Luton, ku ulen çdo ditë rreth pesë fluturime nga Tirana dhe Prishtina.
Ndërkohë kaos ka pasur në disa linja metroje dhe hekurudhash.
Sot është një ditë historike për Londrën dhe Britaninë pasi janë shënuar temperaturat më të larta ndonjëherë dhe kryeqyteti britanik, Londra, ka qenë sot më i nxehtë se Bahamas dhe Xhamjaka në Karaibe, Malaga, Athina dhe Daka në Saharanë perëndimore. Kjo valë të nxehti ka bërë që para një ore autoritetet britanike të njoftojnë mbylljen e njërit prej aeroporteve të Londres, Luton ku ka disa udhëtime çdo ditë në Tirane dhe Prishtinë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Arsyeja janë defektet në pistë të shkaktuara nga nxhetesia e madhe dhe po punohet për riparimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, njoftojnë autoritetet aeroportuale. Ndëkohë pista ka shkrirë në një nga aeroportet ushtarake në afërsi të Londrës.
Rekordi i temperaturës ne Angli është 38.7 grade celsius, i regjistruar në Kembridge në 2019, ndërkohë nuk ka njoftime për thyerje të tij, sakaq në makinën time, para disa orësh temperatura ishte 38.5 gradë.
Në kushtet kur Britania sot ka qenë më e nxehtë se Saharaja Perëndimore , linjat e transportit në kryeqytet kanë qenë një pjesë e madhe të ndërprera për shkak te anulimeve, ndërkohë shumë punonjës janë detyruara të punojnë nga shtëpitë dhe trafiku nëpër autostrada ka qenë dukshëm më i pakët.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se dita e martë mund të shënoje temperatura deri në 43 gradë. Padyshim Britania nuk është e përgatitur për temperatura dhe sistemi me ajër të kondicionuar nuk është i përhapur. Kjo valë dëshmoi në mënyrë të pakundërshtueshme se ndryshimet klimaterike kanë lënë shenjat e tyre të gishtave dhe ngrohja globale është ulur këmbëkryq në ishull.