Një burrë u qëllua për vdekje në Paris në rrugën Popincourt. Katër persona të tjerë mbetën të plagosur lehtë nga të shtënat, motivi i të cilave nuk dihet, edhe pse epërsia e favorizuar është ajo e një larje hesapi. Njëri nga dy sulmuesit u arrestua, tjetri arriti ta humbiste gjurmët.
-Sipas deklaratave të para, dy persona kanë zbritur nga një makinë dhe kanë hapur zjarr ndaj dy personave të ulur në një tavolinë kafeje. Sipas asaj që del nga burimet e hetuesve, motivi është larje hesapesh. I intervistuar nga shtypi francez, Antoine, menaxher i një restoranti aty pranë, tha se “pa një makinë duke mbërritur” dhe më pas përshkroi armën e përdorur, duke folur për “një mitraloz ose një kallashnikov”. Thjesht pata kohë t’i them personelit të hyjë brenda. Të gjithë kanë ikur”, shtoi ai duke thënë se sulmi zgjati“20-30 sekonda”.
Të shtënat shpërthyen jashtë një lokali shisha dhe klientët e lokalit ishin ata që bllokuan një nga dy sulmuesit. Hetimi iu besua rrethit të dytë të policisë gjyqësore të Parisit.