Sot konferenca e parë Ndërqeveritare, Shqipëria ndryshon “trenin” drejt Brukselit

Delegacioni shqiptar u nis një ditë më parë drejt Brukselit për të qenë gati këtë të martë për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me BE, kryesuar nga Kryeministri dhe ministrja e Jashtme, që udhëtuan drejt Brukselit për t’u ulur përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

AXHENDA

E hënë, 18 korrik

15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)

17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit

Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina,

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar

Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula

von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit

Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)

Formati: 1+2

Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:

Z. Edi Rama, Kryeministër

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski

dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de

la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Z. Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *