Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës

Një automjet është shkrumbuar këtë mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se automjeti në pronësi të shtetasit me iniciale J.S ka marrë zjarr si pasojë e një defekti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.  Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *