Ngjarja në Selenicë/ Dalin analizat mjeko-ligjore për 17-vjeçaren

Ka dalë përgjigja mjekoligjore për vajzën 17-vjeçare të familjes në Selenicë, e cila u mbajt peng për 4 orë nga një person, u grabitën dhe u ngritën akuza se ai kishte përdhunuar një nga vajzat.

Analiza mjeko ligjore ka vërtetuar se vajza e mitur nuk është përdhunuar nga grabitësi 38-vjeçar siç pretendohej  .Burime për media bëjnë me dije se vajza e mitur disa ditë më parë se të ndodh ngjarja, ka qenë larguar nga banesa me një djalë, për të cilin familja e ka denoncuar në polici.

Edhe pse e gjithë familja ka deklaruar se vazja është përdhunuar, policia nuk do të ndjek penalisht failjen pasi dyshohet se ata kanë probleme të shëndetit mendor.

Kujtojmë që dy ditë më parë autori Vitrin Çobaj 38 vjeç, ka mbajtur peng familjen në fjalë dhe u ka grabitur atyre disa para.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *