Është zbardhur dosja e arrestimeve në Portin e Durrësit.
Burime për median bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se është vënë re heqja e plumbçeve të kontejnerit në port.
Mësohet se brenda në kontejner ndodheshin 1200 kuti me babanë, por kur ka mbërritur në portin e Durrësit janë konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.
“Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1. Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte I ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje./bw