Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkodër ditën e djeshme.
Mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale T. P., 56 vjeç.
Sakaq ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.07.2022, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit T. P., 56 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.