“Rama është një prostitutë…”/ Berisha: . Ai sillet si një vasal i Vuçiçit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ka folur për situatën politike në vend. Berisha është pyetur nga gazetarja në lidhje me marrdhënien e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë turk, Tayyip Erdogan, ndërsa ai e ka quajtur Ramën një “prostitutë politike”.

Gazetarja: Zotin Rama ju e keni akuzuar si një vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por nga krahu tjetër ka të tjerë që e shohin në “prehrin” e Erdogan?

“Që zoti Rama është, më fal për shprehjen njjë prostitutë politike kjo është universalisht e njohur, politike thash. Ai sillet si një vasal i Vuçiçit kjo është evidente sepse në çdo samit ai ka marrë përsipër të mbrojë Vuçiçin dhe të bindë Evropën se Vuçiçi i cili nuk respekton sanksionet që Europa i ka vendosur Rusisë. Ky i kërkon mos i bëjnë presion për moszbatimin e standarteve. Serbët konsideojnë hero Putin, ku është si të jesh ushtari i Vucicit dhe Putinit.

Por këtë nuk e bën kurrë një burrë shteti i cili sheh barbaritë ruse në Ukrainë, sheh krimet monstruoze kundër njerzimit.  Bëhet avokat, bëhet skllav i Vucic.

Sa i përket Erdogan, mardhëniet tona me Turqinë janë tjera, por ajo ç’ka unë nuk kam pranuar dhe nuk pranoj përpjekjet për ti caktuar Rama me porosi të Erdogan kryetarin e Komunistetit Mysliman në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhë. Sa kam unë dijeni ky e ka mashtruar. Ky i ka thënë unë do ta heq dhe është bërë një moll sherri xhamia. Nuk po e hapin ata. U bë dhe Bajrami tjetër xhamia pret myslimanët për tu lutur, pikërisht prej këti mashtrimi nuk hapet” tha Berisha

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *