Shoqëria ‘MS Unistream & CO.KG’ ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.
Burime për median bëjnë me dije se përfaqësuesit e kësaj kompanie janë paraqitur pranë Gjykatës për të kërkuar sekuestron për anijen me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë disa javë më parë.
Mësohet se SPAK përpos sekuestrimit të anijes ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit.