Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.
Burime për median bëjnë me dije se lokali është në pronësi të shtetasit Tish Pali, 56-vjeç.
Mësohet se Pali është një emër i njohur për policinë, pasi më 2 mars të vitit 2021 është arrestuar së bashku me 6 persona të tjerë pasi u kapën me 160 kg kanabis. Droga e sekuestruar po transportohej me një autoambulancë të qendrës spitalore të Vaut të Dejës, me drejtim Malin e Zi