Deputeti Salianji për skandalin e inceneratorëve/ “Kontrolloni llogaritë bankare, mund të jeni milionerë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte sot në Komisionin e Sigurisë, prej ku ironizoi qeverinë për skandalin e inceneratorëve, ku disa të moshuar që jetojnë në azile, apo barinj, si dhe mbledhës kanoçesh, kanë rezultuar të jenë ‘milionerë’.

Gjatë mbledhjes së Komisionit, deputeti Salianji i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë të moshuar ën shtëpi apo që ju kanë ndërruar jetë, t’i kontrollojnë llogaritë bankare, pasi mund të rezultojnë si milionerë.

“I bëj thirrje qytetarëve që kanë te moshuar ne shtëpi ose qe ju kane ndërruar jetë që të kontrollojnë llogaritë bankare, mund te kenë miliona euro në llogari”, theksoi Salianji.

Por pas ironisë, drejtuesi i seancës, Nasip Naço nuk i është përgjigjur, por i ka bërë thirrje deputetëve që të flisnin për projektligjin në rendin e ditës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *