Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Bruksel ku po mbahet Konferenca për hapjen e negociatave.
Rama tha se anëtarësimi në BE është shumë sfidues, por për Shqipërinë është një fillim i ri.
Sakaq shtoi se sfidat e vendosura nga BE do të forcojnë më tepër vendosmërinë e vendit për t’u anëtarësuar.
“Anëtarësimi ynë në BE është shumë sfidues. Bujqësia është një sektor i rëndësishëm, e kemi objektiv. Ne do të angazhohemi në transport, për të përmirësuar rrugët. Nga ana tjetër ne duam të bëhemi kampion në shërbimin teknologjik. Anëtarësimi në BE do të jetë një fillim i ri për ne, për të rishpikur veten. Do të gjejmë mënyra për të rritur të gjithë proceset, në të njëjtën kohë do punojmë që liria e medias të inkurajohet. Shumë të dashur, miq të vjetër. Ato sfida do forcojnë vendosmërinë tonë. Shumë evropianë që kishin harruar se BE-ja lindi për t’i dhënë fund luftërave, kjo e fundit ka nevojë për Ballkanin Perëndimor. Po është një luftë e vazhdueshme”, tha ai.