Emri/Kush është i riu që u vra me thikë në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Mediet fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Artena dhe 32-vjeçari shqiptar i identifikuar si Fation Bylyshi u gjet i vdekur në një rrugë fshati në Macere me plagë thike në qafë.

Bylyshi ishte gjetur në tokë në një pellg gjaku pa dokumente.

Sipas rindërtimeve të para mbi incidentin, 32-vjeçari  mund të jetë plagosur në një vilë (tashmë e sekuestruar) në via del Boschetto në kulmin e një mosmarrëveshjeje dhe më pas arriti të arratisej në via di Casa Colonnella ku u gjet në anë të rrugës nga disa banorë të zonës.

Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit. Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet. Hetimet vazhdojnë nga ana e autoriteteve italiane

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *