Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley në një deklaratë të përbashkët tha se çelja e negociatave është një hap i rëndësishëm për shqiptarët.
Varheley tha se roli i BE-së është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur në këtë rrugë.
Sakaq shtoi se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot.
“Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjesht; ne duam që të jemi pjesë e familjen evropiane. Kjo nuk as diskutohet. Roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirëpërgatitur për këtë rrugë. Sot pasdite do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. Kjo do të përfitojë nga puna. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot, dhe pas vendimit të 2020-ës për të krijuar mundësinë e hapjes së negociatave, ndaj na duhet konsensus mbarë ndërkombëtar.
Na duhen të tërë në Shqipëri. Na duhen veprime gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësisë në BE sapo ka nisur”, tha ai.