E bujshme nga futbolli: Ronaldo futet në “zdrukth”, rrit organin gjentital me botox

Cristiano Ronaldo ka kryer injeksione me botox në organet gjenitale dhe fytyrën e tij, sipas një raporti të gazetës spanjolle “La Razon”, së cilës i referohet “Marca”. Injeksione të tilla zakonisht merren për të hequr rrudhat nga trupi.

Ronaldo është një nga sportistët më të njohur në mbarë globin. Sulmuesi portugez nuk është i famshëm vetëm për karrierën e tij futbollistike, por edhe për imazhin dhe fizikun. Sipas burimit të lartpërmendur, Cristiano Ronaldo ka bërë një hap tjetër drastik drejt mbajtjes së një fiziku të mirë, duke kryer injeksione me botox në pjesët e tij intime. Thuhet se këto injeksione rrisin trashësinë e pjesëve intime me rreth një deri në tre centimetra madhësi. Këto teknika përdoren shpesh nga yjet pornografikë.

Efektet e injeksioneve me botox mund të zgjasin deri në dy vite. “Marca” gjithashtu specifikon se nuk është e nevojshme që trajtimi të funksionojë patjetër. Ka arsye të ndryshme pse sulmuesi luzitan duket në formë të shkëlqyer, edhe në moshën 37-vjeçare. Një dietë e duhur dhe regjimi strikt i trajnimit janë padyshim të nevojshëm, por përdorimi i botox-it ka qenë gjithashtu i dobishëm për Ronaldon. Ai është ende duke performuar në nivelin më të lartë, pavarësisht se ndodhet në muzg të karrierës futbollistike. Sulmuesi 37-vjeçar e mbylli sezonin 2021-2022 si golashënuesi kryesor i Manchester United. Kapiteni i Portugalisë shënoi 24 gola në 38 ndeshje për “Djajtë e Kuq”, në të gjitha garat.

Cristiano Ronaldo do të jetë kapiten i kombëtares së të tij në Botërorin e Katarit më vonëm këtë vit. Kjo me shumë gjasa do të jetë mundësia e fundit e Ronaldos për ta fituar Kupën e Botës me Portugalinë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *