Kurti: Kosova feston arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi Shqipërinë dhe Maqedoninë për nisje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai shkroi në Twitter të martën se Kosova i feston arritjet historike “dhe i bashkohet angazhimit tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja”.

Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu i uroi dy vendet, derisa bëri thirrje që Bashkimi Evropian të marrë vendim për liberalizim të vizave.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta dorëzojnë urgjentisht vendimin e vonuar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, shkroi Osmani në Twitter.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *