Pasi Bashkimi Europian hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar përmes një postimi në Twitter ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili e ka quajtur e ka quajtur të merituar dhe si vendim historik të BE.
“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.