Zjarri në Lezhë, reagon prefekti: Ka pasur shpërthime municionesh, situata shihet e vështirë

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi ka reaguar në lidhje me vatrat e zjarreve në zonë.

Prendi tha se situata është e vështirë, si dhe ka pasur shpërthime municionesh.

Sakaq shton se nuk ka pasur djegie të banesave apo lëndime në njerëz, si dhe situata është optimiste.

“Situata është dramatike, por me gjithë masat që kemi marrë me bashkinë Lezhës, emergjencat civile është në përmirësim. Dje pasdite ka pasur intensitet të flakëve të ndikuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta. S’kemi pasur djegie të banesave apo lëndime në njerëz. Ka pasur shpërthime të municioneve të ndryshme, që janë vendosur nga banorë të zonës. Në operacion janë 5 zjarrfikëse, janë ndarë në dy grupe. Dy vatra që rrezikonin banesat u vendos në kontroll, situata është optimiste.

Patjetër që vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, kemi 3 ditë në zonën Roshit në Mirditë, po luftohet me zjarrfikëse dhe atje rezultatet janë pozitive. Ndërsa këtu kemi 4 vatra zjarri. Po e përballojmë me vështirësi por me sukses. Ndërhyrja nga ajri nuk ka qenë e nevojshme. Pavarësisht përkeqësimit të orëve të fundit, situata ka qenë në kontroll”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *