Trajneri i Lazios ndërpret seancën stërvitore, shkak bëhen tifozët dhe një lojtar

Duhej të ishte një ditë e thjeshtë stërvitjeje, por nuk ka ndodhur kështu te Lazio. Trajneri i lacialëve, Mauricio Sarri ka ndërprerë përgatitjet, pasi disa tifozëve që kishin ardhur për të parë nga afër skuadrën, kanë protestuar sapo kanë parë që në fushë është futur Francesco Acerbi.

Sarri ka kërkuar respekt, ndërsa fjalët e tij drejtuar lojtarit t 12-të ishin: “Ne jemi këtu për të punuar”. Sa i takon Acerbit, marrëdhënia e tij me tifozët nuk ka qenë asnjëherë e mirë, teksa edhe në sezonin që lamë pas, shpeshherë ka patur kontestime ndaj tij.

Sw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *