Puthje pasionante në makinën e punës, pezullohet nga detyra inspektorja e policisë në Vlorë dhe kolegu i saj

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka reaguar menjëherë pas publikimit në disa portale të një fotoje, ku shiheshin dy efektivë policie, respektivisht inspektori F.Xh dhe kolegia e tij V.Ç duke shkëmbyer një puthje pasiononte.

Për ta është marrë masë disiplinore që është pezullim i menjëhershëm nga detyra.

Njoftim

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *