Përplasje mes tifozëve boshnjakë, përdoret gaz lotsjellës

Tifozët e ekipit të Zrinjskit të Bosnje Hercegovinës janë përplasur mbrëmjen e sotme me efektivët e Policisë së Shtetit, që janë në gatishmëri për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes që sapo ka përfunduar. Zrinjski u përballë me ekipin e Tiranës dhe fitoi.

Policia ka marrë të gjitha masat që dy grupet e tifozerive të mos përplasen me njëri-tjetrin, ndërkohë që tifozët boshnjak kanë hedhur drejt efektivëve shishe birre dhe sende të tjera të forta.

Menjëherë janë marrë masat dhe “problematikët” janë neutralizuar duke përdorur dhe gaz lotsjellës. Në vendngjarje, pranë stadiumit “Air Albania” ku u luajtë kjo sfidë është parë dhe ambulanca, por nuk dihet nëse të lënduar kanë mbetur tifozë apo policë.

Nga terreni bëhet me dije se janë shoqëruar në Komisariat disa tifozë, të cilët janë prangosur pranë stadiumit. Para dhe gjatë ndeshjes nuk ka pasur asnjë incident, ndërsa që tifozët e Tiranës mësohet se janë larguar dhe nuk kanë shkaktuar trazira.

Njoftim

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2022, në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *