Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut por temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë.
Moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar nga valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.