Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në godinën e kryeministrisë, tha se do të dëshirote që e pranishme të ishte edhe opozita, mirëpo ata janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se Shqipëria është duke u bërë dhe po ngrihet në majat që meriton të jetë.
Gjithashtu, ndër të tjera kryeministri i kërkoi falje shqiptarëve, për gabimet që ai ka bërë, gabime të cilat nuk burojnë nga qëllimi për të përfiturn ë kurriz të së tjerëve.
“Ngritja e flamurit të BE në institucionet tona do të thotën ngritje pikërisht e kësaj lufte në një nivel tjetër ashtu si do të thotë ngritje e qeverisjes në një nivel të ri dhe ngrita e frymës kritike në tërrëzi në një shkallë të re.
Duke falenderuar edhe mediat për punën dua të shtoj se kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet për të përmirësuar të sjelljes në funksion të zgjidhjes së halleve në raport me punëdhënësit.
Jam thellësisht i vetëdijshëm që flamuri europian i ëndërrave dhe shpresave shqiptare që do të ngremë sulemnisht barën më të madhe të detyrimeve e vendos padyshim mbi shumicën qeverisëse dhe posaëërisht mbi qeverinë që unë drejtoj.
Të gjithë kanë kusuret e tyre por kusuret dhe të metat tona lidhen me të gjithë, prandaj edhe më shumë se sa të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi por edhe zgjidhja për të gjithë. Na takon ne dhe vetëm ne të zgjedhim përditë të jemi zgjidhje duke mos harruar asnjë ditë pasi mbetemi ne më pas problemi.
Unë nuk do isha këtu sot nëse nuk do kisha besuar se në ngjitjen e përpjetë të politikës se Shqipëria bëhet. Ne shqiptarët e sotëm jo vetëm mund por duhet ta bëjmë Shqipërinë, sepse ndryshe kjo kohë që na ra përhise të jetojmë përkon me një mundësi të arrtë që të gjitha gjeneratat para nesh nuk e patën, rrugëtimin drejt BE.
Ky rrugëtim nuk ngjan me asgjë që shqiptarët kanë jetuar ndër shekuj , ky yni është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo luftërave.
Ky është rrufgëtimi i parë i historisë tonë ku ne kemi mundsinë të bëjmë shtetin që meritojnë të kenë fëmijët tanë.
Falenderoj sot të gjithë shqiptarët që në mesimin e tyre më bënë pjesë të këtij rrugëtimi, u kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mija ato që dija por q nuk di duke i siguruar se ansjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të tjerë. Dhe nga thellësia e shpritit u them të gjitëve që kurrë nuk kam qenë më i bindur për tam erituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe zoti bekoftë Shqipërinë europiane”, tha Rama.