Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se takimi i radhës mes Aljbin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit duhet të mbahet më së voni deri në fillim të shtatorit.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se u takon liderëve të dy palëve, e jo BE-së, të përcaktojnë se çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve.
“Mandati im thotë se BE-ja është atje për t’i normalizuar ato marrëdhënie, sepse ne e dimë se ato nuk janë normale tani dhe qytetarët i ndjejnë pasojat negative të këtij fakti. U takon dy liderëve të përcaktojnë se çfarë do të thotë normalizim,” tha Lajçak për RTK.