Tre persona janë proceduar penalisht në Fier, pasi kanë ndezur zjarr në toka ku për pasojë janë djegur sipërfaqe toke me ullinj.
Shtetasit me iniciale Xh. S., B. D., dhe Xh. A., pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri, në pronësi të shtetasve me iniciale Xh. S., G. K. dhe R. K.
Njoftimi i policisë:
DVP Fier
Iu vunë zjarrin tokave të tyre, për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë, procedohen penalisht 3 shtetas.
Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., banues në fshatin Grabian, Divjakë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve A. K., D. K. dhe E. Sh.
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. S. dhe B. D., pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre, përkatësisht në fshatin Thanasaj dhe Dushk, Lushnjë, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pemë ulliri, në pronësi të shtetasve Xh. S., G. K. dhe R. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.