Makina në Delvinë merr flakë në ecje, dyshohet se…

Një automjet ka marrë flakë, ndërsa ke qenë duke ecur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skarficës. Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. Raportohet se ka vetëm dëme materiale.

“Sot, rreth orës 10:00, në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, në afërsi të tunelit të Skërficës, një automjet me drejtues shtetasin S. Sh., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *