Një studim shkencor ka zbuluar se burrat me hundë të madhe kanë penisë të mëdhenj. Ky studim doli në përfundimin se burrat me hundë të madhe e kanë pensin të paktën 13.42 centimetër. Kurse, ata që kanë një hundë të vogël, e kanë organin gjenital vetëm 10,37 centimetër kur është në ereksion maksimal.
“Fakti që madhësia e hundës lidhet me gjatësinë e organit gjenital tregon se gjatësia e penisit nuk mund të përcaktohet nga mosha, gjatësia apo pesha e trupit, por është përcaktuar që para lindjes,” thonë studiuesit.
Studiuesit japonezë studiuan kufomat e 126 burrave të moshës së mesme brenda tre ditësh që nga vdekja e tyre. Një sërë matjesh studiuan gjatësinë, peshën, perimetrin e penisit, peshat e testikujve djathtas e majtas si dhe peshën e prostatës. Një prej shkencëtarëve i ktheu kufomat poshtë dhe tërhoqi penisin vertikalisht aq sa mund të arrinte, për të mstur gjatësinë e shtrirë të penisit.
Madhësia e hundës u studiua gjithashtu duke matur distancën mes syve të një personi, ku fillon vrima e hundës afër majës së organit të nuhatjes. Studiuesit gjetën burra me hundë më të vogël se 1.8 inç me një madhësi penisi deri në 4.1 inç. Ndërsa, për burrat me një hundë që është 22 për qind më e madhe dhe e gjatë 2.2 inç, penisi ishte të paktën 5.3 inç.
/Burimi:DailyMail/ Përshtati:Priza.al