Godet Tokën stuhia diellore mund të dëmtojë radiot, satelitët dhe GPS

Stuhia pritet të jetë kaq e fuqishme  e për shkak  sinjalet GPS mund të mos funksionojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës.

SHBA- Një stuhi diellore pritet të përplaset në fushën magnetike të Tokës. Ky fenomen pritet të ndodhë sot mirëpo nuk ka vend për panik.

‘Një nxjerrje masive koronale me lëvizje të ngadaltë  do të godasë Tokën, thanë ekspertët nga Space Weather.

Filamentet diellore janë re të gazit të jonizuar mbi sipërfaqen diellore që ndodhen midis rajoneve magnetike me polaritet të kundërt, sipas Space ëeather Live.

Space ëeather parashikon që ky shpërthim diellor mund të çojë në një stuhi gjeomagnetike të klasës G1.

Një flakë diellore është një shpërthim i rrezatimit intensiv me energji të lartë nga sipërfaqja e diellit. Një CME është një lloj ndezjeje diellore. Kur flakët diellore godasin fushën magnetike të Tokës, ato quhen ‘stuhi diellore’. Kjo dukuri më pas mund të çojë në stuhi gjeomagnetike.

 

Stuhia mund të shkaktojë disa probleme me sinjalet e trenit në shumë vende të botës. Për më tepër, për shkak se stuhia pritet të jetë kaq e fuqishme, sinjalet GPS mund të mos funksionojnë gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *