Shtyhet për në shtator procesi për zgjedhjen e Avokatit e Popullit, palët nuk dakortësuan për emrin

Procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është shtyrë për në shtator.

Burime për median bëjnë me dije se në Komisionin e Ligjeve palët nuk kanë janë dakortësuar për kandidaturat. Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do t’i dërgohen seancës parlamentare.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *