Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia ka kërkuar dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushë-Krujës.
“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtatë muaj në Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja.
Ramazan Rraja thekson se nuk ka asnjë lidhje me masakrën, dhe se ndodhet jashtë Shqipërisë. Ai shprehet se po sulmohet vetëm ngaqë është nipi i deputetit socialist./bw