Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, ka njoftuar se mbrëmë është djegur makina e kolegut të tij Petar Risteski nga Prilepi, I cili para disa ditëve publikisht bëri të ditur se nuk do të votojë për ndryshimin e Kushtetutës.
Ndërkaq, LSDM-ja ka dënuar djegien e veturës së deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Risteski, duke I bërë thirrje MPB-së që ta zbardh rastin.
“Dënojmë këtë akt kriminal dhe presim që opinion të njoftohet detajisht për shkaqet, motivet dhe kryerësit. Nëse në VMRO-DPMNE kanë probleme të brendshme, kjo nuk është mënyra për akuza të pabaza. Tentativat për manipulim për qëllime ditore politike, janë keqpërdorime të vetëdijshme të rastit”, thonë nga LSDM.