Nesër kuvendi do të votojë pr.rezolutën e paraqitur nga PS-ja për ti kërkuar Këshillit të Europës të konsiderojë të paverifikuara akuzat e Dick Marty për trafik organesh nga UÇK-ja.
Një ditë para seancës së fundit, grupi parlamentar demokrat ka bërë dy propozime të cilat kërkon që ti merren paraysh.
Më i rëndësishmi është propozimi sipas të cilit “Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet ti shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimën për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevic mbi civilët e pafajshëm të Kosovës”.