Pr.rezoluta për akuzat ndaj UÇK-së, zbardhet propozimi i Alibeajt: Të përmendet edhe genocidi serb në Kosovë

Nesër kuvendi do të votojë pr.rezolutën e paraqitur nga PS-ja për ti kërkuar Këshillit të Europës të konsiderojë të paverifikuara akuzat e Dick Marty për trafik organesh nga UÇK-ja.

Një ditë para seancës së fundit, grupi parlamentar demokrat ka bërë dy propozime të cilat kërkon që ti merren paraysh.

Më i rëndësishmi është propozimi sipas të cilit “Duke konstatuar se Republika e Serbisë po mundohet ti shmanget përgjegjësisë, duke u fshehur pas sajesave, të cilat kërkojnë të paraqesin para botës viktimën për agresor, Kuvendi i Shqipërisë dënon genocidin, spastrimin etnik dhe masakrat e kryera nga ushtria serbe me urdhër të Sllobodan Milloshevic mbi civilët e pafajshëm të Kosovës”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *