Është goditur një rrjet i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm. Policia e Dibrës ka arritur të ekzekutojë 8 masa sigurie “Arrest me burg”, 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”, dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë .
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara nga Policia ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, të cilët ndiqnin itinerarin që fillonte nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, me qëllim transportimin e tyre, ku kundrejt pagesave të cilat fillonin nga 6000 euro për person, iu premtonin kalimin nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia me destinacion vendet e BE-së.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe goditet grupi me 15 shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit, kundrejt fitimit, shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ekzekutohen 8 masa sigurie “Arrest me burg”, 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”, dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë .
Në kuadër të hetimeve të thelluara të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për identifikimin e personave që merren me veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, raste këto të goditura gjatë operacioneve “SMUGGLING 1 dhe 2”, të zhvilluara më parë, është bërë i mundur goditja e grupit të tretë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mbi bazën e provave të grumbulluara nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Kukës, DVP Tiranë dhe DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit si mëposhtë:
A.H., 40 vjeç, banues në Krujë
A.F., 49 vjeç, banues në Tiranë.
A.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë.
A.M., 24 vjeç, banues në Kukës.
K.D., 18 vjeç, banues në Kukës.
M.O., 29 vjeç, banues në Kukës.
U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Sh.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe M.K., 40 vjeç, banues Tiranë.
Janë shpallur në kërkim policor shtetasit :
R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç, banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë.
Gjithashtu janë caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” , për shtetasit:
P.K., 68; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.
Nga hetimet e kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, të cilët ndiqnin itinerarin që fillonte nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë, me qëllim transportimin e tyre, ku kundrejt pagesave të cilat fillonin nga 6000 euro për person, iu premtonin kalimin nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia me destinacion vendet e BE-së.
Gjatë vjeç operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme monetare, automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, aparate celularë dhe pasaporta të shtetasve huaj. Janë identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë si dhe ëshë bërë i mundur dokumentimi i transfertave të parave në euro të kryera ndërmjet këtyre shtetasve, ku nga analiza e ketyre transaksioneve vihet re se vlerat monetare janë transferuar nga Greqia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e lindjes, të cilat kapin vlerën e 36.912 Euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.