Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar në zonën e Bolognese.
Sipas asaj që është rikonstruktuar, sherri mes të dyve ka lindur për përdorimin e banjës.
Në një moment shqiptari ka marrë thikën nga dhoma e tij dhe ka sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë, shkruan Ansa.
I plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas medieve italiane të rinjtë banojnë në një strehë për të mitur të pashoqëruar.
Ndërkohë 17-vjeçari shqiptar i cili deklaroi se e ka hedhur thikën në tualet, akuzohet për armëmbajtje dhe plagosje të rëndë.