Dubai është vendi ku çdo lloj çmendurie që mund të rrok imagjinata njerëzore, mund të bëhet realitet, kjo falë miliardave të hedhura nga sheikët arab.
Në atë qytet ndodhet çdo ‘shfrenim’ fantazie në arkitekturë që mund të keni imagjinuar, por jo vetëm.
Kohët e fundit aty është shënuar edhe një tjetër risi në arkitekturë, pishina më e lartë në botë, e cila është hapur në katin 77-të të resortit “Address Beach Resort”.
Nga kati i 77-të, me një madhësi 2 herë më të madhe sesa ajo olimpike, pishina e tarracës së resortit “Address Beach Resort”, në Dubai përbën edhe një rekord të ri botëror.
Ajo është cilësuar pishina më e lartë në botë dhe ofron një panoramë thuajse 360 gradë të destinacionit luksoz.
Pishina ka thyer rekordin Guiness, është 304.8 metra mbi nivelin e detit, 94.84 e gjatë dhe 16.5 metra e gjerë.
Megjithatë, pishina mund të aksesohet nga persona mbi 21 vjeç, që banojnë në apartamentet 1.4 milionë dollarëshe të resortit.
/Priza.al/