Interi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme merkaton. Zikaltërit afruan në skuadër Romelu Lukakun, Bellanovan dhe Asllanin duke të dhënë përshtypjen se nuk do ndalen me keq.
Nënkampionët e Italisë pas këtyre zyrtarizimeve nuk bënë më lëvizje, teksa panë të u rrëshqasin nga duart 2 objektiva si Pauolo Dybala dhe Gleison Bremer.
Pakënaqësia te tifozët e Interit është e madhe, për vetë mënyrën sesi shkuan gjërat këtë merkato. Tifogrupi i njohur nuk ka pritur më dhe ka ‘zbritur” në zyrat e klubit nga Milano, ku i është kërkuar drejtuesve të mos shitet mbrojtësi Milan Skriniar, i përfolur shumë për një kalim të mundshëm në radhët e PSG.
Pakte të qarta, miqësi e gjatë. Skriniar nuk preket”, shkruhet në pankartën e “Curva Nord”.