Real Madrid kërkon të largojë disa lojtarë nga skuadra. Një prej tyre është Mariano Diaz, me sulmuesin nga Republika Domenikane që nuk është në planet e trajnerit Ancelotti.
Klubi i Los Blancos e ka nxjerrë në shitje futbollistin dhe dëshiron të fitojë sa më shumë të jetë e mundur nga shitja e tij. Gazetari spanjoll Anton Meana raportoi në Cadena Ser se Diaz nuk ka marrë asnjë ofertë bindëse deri më tani.
Kjo komplikon shumë gjërat dhe bën disi të vështirë largimin e tij në këtë verë nga Real Madrid. Një rrugë që mund të ndiqet është respektimi i kontratës, që skadon në vitin 2023.