“Tymnaja” për Ronaldon, Bruno Fernandes: Pak respekt për të, nuk e di nëse do largohet

Çështja e Cristiano Ronaldos po kthehet në një telenovelë të vërtetë. Sulmuesi portugez nuk është bashkuar me skuadrën në përgatitjet sezonale, teksa të gjithë zërat e lidhin me një divorc të mundshëm me Manchester United. Shoku i tij i skuadrës dhe njëkohësisht bashkëkombasi Bruno Fernandes kërkon respekt për CR7, të paktën në këtë periudhë jo shumë të mirë të tij.

“Nuk e di çfarë i ka thënë Ronaldo klubit apo trajnerit. Nuk e di çfarë po ndodh në kokën e tij këto momente, nuk e di as nëse do të qëndrojë apo të largohet pasi nuk kam folur me të. Ai ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës tonë sezonin e kaluar por nuk më takon mua të flas për vendimin që ai ka marrë apo do të marrë. Nga ajo që ne dimë zyrtarisht, ai ka disa probleme familjare prandaj duhet ta respektojmë” – Tha ai.

Ronaldo

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *