Shpenzoi 576 dollarë në një restorant italian, ja çfarë konsumoi Kim Kardashian

Një kamarier ka pohuar se i ka shërbyer Kim Kardashian dhe shoqëruesve të saj në një restorant italian në Cairns, Queensland, të martën, gjatë pushimeve me Pete Davidson.

Kim mbërriti në Australi të shtunën dhe kaloi aty katër ditë për të vizituar të dashurin e saj komedian në “Port Douglas” ndërsa ai bënte pushime nga xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards”!

Kamarieri, i cili punon në “Piccolo Cucina”, pretendoi se Kim bëri një porosi të konsiderueshme dhe madje i la atij një ‘bakshish të madh’.

Fatura përfshinte katër sallata Caprese prej 15 dollarësh, dy tartuf arancini prej 19 dollarësh, dy pica margherita prej 20 dollarësh dhe dy pjata peshku prej 42 dollarësh.

Kim nuk i ka lënë mbrapa dhe ëmbëlsirat, pasi e ka përfunduar vaktin e saj me tortë me çokollatë dhe pica Nutella.

“Kam marrë porosinë e Kim Kardashian në punë sot. Faleminderit për bakshishin e madh @KimKardashian”, shkroi kamerieri pranë një fotoje të tij duke pozuar para restorantit.

Pavarësisht se e lavdëroi nënën e katër fëmijëve për bujarinë e saj kur bëhej fjalë për bakshish, kamarieri nuk na i tha shumën e saktë të bakshishit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *