Sot mblidhet Kuvendi, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi do të mblidhet sot për të diskutuar projektrezolutën  “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri”.

Më 18 korrik PS depozitoi në Kuvend një propozim për një “Rezolutë” për të hedhur poshtë pretendimet për trafikim organesh.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë”  për të zbuluar të vërtetën.

Ndërsa në tekstin e projekt rezolutës që pritet t’i propozohet ligjvënëseve shqiptarë thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Martyt për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *