Anya Taylor-Joy është martuar me Malcolm McRae në një martesë intime në gjykatë. Ylli i “The Queen’s Gambit” u martua me McRae në SHBA përpara se të shkonte në Australi për të vazhduar xhirimet e projektit të saj të ri.
Aktorja 26-vjeçare fillimisht ndezi thashethemet se ishte fejuar me muzikantin dhe aktorin 27-vjeçar muajin e kaluar, pasi u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës.
Edhe pse janë treguar të rezervuar, ata besohet se kanë qenë në lidhje që vitin e kaluar. Burimet për Page Six thanë se ata planifikojnë të organizojnë një ceremoni më të madhe kur të kthehen në SHBA.
Taylor-Joy dhe McRae bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në festën, dhe ajo dha komentin e saj të parë publik rreth tij për British Vogue në mars.
“Më në fund kam gjetur dikë që me kënaqësi do të ulet në heshtje me mua duke lexuar. Ne jemi në thelb 80 vjeç dhe 7 në të njëjtën kohë, dhe funksionon shumë mirë.”
Nga ana tjetër, McRae postoi një foto të çiftit të veshur me Dior në festë në Instagramin e tij, duke u shprehur krenar për partneren e tij.