U plagos me thikë nga fqinji, ndërron jetë 77-vjeçari nga Fieri

Ka ndërruar jetë Haxhi Balla, pasi u godit me thikë ditën e djeshme në Fier.

77-vjeçari u plagos me thikë së bashku me dalin e tij Aleks Balla nga fqinji i tyre Armando Borici. Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së Boriçit. Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me plagosjen me thikë nga 38-vjeçari të Aleks e Haxhi Ballës.

Pavarësisht se u shoqërua në spital në momentet e parë, 77-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

https://www.priza.al/2022/07/20/plagosja-e-dyfishte-ne-fier-zbardhen-indenitetet-e-te-demtuarve/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *