Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga tuneli i Llogarasë, ku pritet të hapet në fund të muajit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se në tunelin e Llogarasë po punohet me ritme të shpejta ku më shumë se gjysma e segmentit do të jetë hapur.
“Mirëmëngjes! Dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.