Çështjet e sovranitetit kombëtar të ishujve grekë janë ngritur në mënyrë indirekte nga Turqia.
Në zonat detare përreth ishujve të Egjeut Verior dhe Juglindor, do të zhvillohen një sërë garash lundrimi me qëllim përforcimin indirekt të pretendimeve turke, pra historia e “Atdheut blu.”
Gara e parë e lundrimit, e titulluar “Kupa e 51-të e Forcave Detare të Turqisë” do të zhvillohet në datat 22-25 korrik, duke nisur nga Stambolli, ndërsa rruga e garës përfshin pika pranë Lesvos, Kios, Samos, Leros, Kalymnos dhe Kalolimnos, duke përfunduar në qytetin e Turgutreis, qyteti i dytë më i madh në gadishullin e Halicarnassus.
Më pas, gara e dytë e lundrimit, e quajtur “IRC Turkish Championship” , pra e Rojës Bregdetare Turke, do të zhvillohet nga data 27-29 korrik, duke filluar nga Halicarnassus.
Garat e lartpërmendura me vela, sipas informacioneve, nuk e lënë indiferente palën greke, pasi përveç rrugëve të garave të përzgjedhura, ato pritet të zhvillohen në një periudhë kritike për marrëdhëniet greko-turke.