Sulmi në e-Albania, Rama: Jo nga hackera të zakonshëm, ja ku dyshojmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që ndodhi para një jave me portalin e-Albania.

Rama tha se sulmi vjen nga hackera jo të zakonshëm, si dhe dyshimet janë në dy shtete.

“Ajo që dua të nënvizoj është se qëpari, sulmi nuk është nga hakera të zakonshme për të vendosur shuma të majme. Është agresion i  organizuar nga një shtet. Shpresoj që ta gjejmë është pjesa më delikate e investigimit. Roli i disa burimeve ka qenë i papranueshme. Top Channel ka kryer një fushatë dizinformimi. Nuk duam të ndërmarrim hapa gjyqësor ndaj mediave, por nuk po kuptohet lajthitja e këtyre përmasave. Është një sulm, bombardimi që po vjen nga interneti. Koka për të ndërmarrë të gjitha institucionet është në kohë rekord”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *