Pas kritikave të shumta nga ndërkombëtarët, kryeministri Edi Rama ka vazhduar të diskutojë me grupet e interesit projektligjin për amnistinë fiskale.
Pyetje: BE ka shfaqur hapur shqetësime për amnistinë fiskale për “pastrim parash”, do të miratosh ligjin apo do tërhiqesh?
“Ne kemi pasur konsultë të madhe publike jemi të vendosur për ta çuar përpara ligjin. Do të kemi më shumë opinione kritikat dhe faktet dhe kjo është arsyeja përse amnistia ka zgjatur në kohë”, u përgjigj Rama.
Pyetje: Je fajtor që ke bllokuar negociatat e BE para vitit 2013 duke mos i votuar 3 ligjet?
“Po t’i kthehemi historisë dhe kohës ne u zgjodhëm në 2013, kurse 3 ligjet i miratuam para se të vinim në qeveri dhe nuk e morëm statusin kandidat. Nuk na e thanë asnjëherë që këto 3 ligje do të sillnin statusin e kandidatit që erdhi pasi u larguan ata që ishin në qeveri pasi ishin defakto të margjinalizuar”, tha Rama.